Print

Dua të ndryshoj...

Written by Naim Hoxha. Posted in Poezi

Mendoj ta ndryshoj jetën time...
Dua ta ndryshoj të ardhmen
Dua ta braktisi mëkatin e përditësuar
Dua të largohem nga shoqëria e degjeneruar,
e cila më s’më bën të lumtur asnjëherë.

Dëshiroj t’i kthehem rrugës së Zotit
Dua ta qetësoj zemrën time me Namaz
Dua të jem në mesin e familjes sime...
Dua të kem familje edhe unë
Dua të jem pranë atyre që s’kam qenë deri më tani...