Drucken

Prej në sa vjet fëmija e ka obligim ta falë namazin?

Geschrieben von hoxhë Omer Berisha. Veröffentlicht in Namazi

Pyetje: Prej në sa vjet fëmija e ka obligim rreptësisht ta falë namazin?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut...

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam ka thënë: “Porositni fëmijët tuaj që të falen nga mosha shtatëvjeçare, ndërsa rrihni kur të jenë në moshën dhjetëvjeçare”. Kjo porosi pejgamberike tregon për rëndësinë e namazit në jetën e besimtarit që para se të jetë i rritur. I dha rëndësi namazit që në këtë moshë, me qëllim që të mos ketë vështirësi atëherë kur do ta ketë detyrë (farz), ndërsa përmendja e rrahjes nuk nënkupton kurrfarë dhunë, por thjeshtë një insistim prindëror për të mirën e fëmijës së vet, e mirë që do t’i bëjë dobi fëmijës së vet në dynja dhe ahiret.

I kthehem pyetjes suaj: Rreptësisht duhet ta falë namazin që nga dita kur nuk quhet më fëmijë. Por cila është ajo ditë? Ajo është dita kur një i ri apo e re hyn në pubertet, gjegjësisht bëhet i rritur.

Lidhur me këtë, dijetari Muhamed ibën Uthejmin ka thënë: I rritur është ai i cili ka arritur një nga shenjat e pubertetit, e ato janë tri për meshkujt ndërsa katër për femrat:

Një: Mbushja e pesëmbëdhjetë viteve.

Dy: Dalja e spermës te meshkujt me kënaqësi dhe diç të ngjashme te femrat, qoftë i zgjuar apo në gjumë.

Tre: Rritja e qimeve rreth organit gjenital, këto tri shenja janë për meshkujt dhe femrat.

Te femrat ka edhe një shenjë me tepër sesa këto tri, ajo është hajzi. Pra, hajzi është prej shenjave të pubertetit.