Drucken

BËHU I LUMTUR!!

Geschrieben von ADMIN. Veröffentlicht in Probleme shpirtërore & shoqërore

- Besimi dhe vepra e mirë, janë fshehtësia e jetës sënde të mirë, përkujdesu për to.

- Kërko dituri dhe njohje dhe lexo sa më tepër, se leximi e largon mërzinë.

- Ripërtërije pendimin dhe largohu nga gjynahet, se ato ta shkatërrojnë jetën.

- Lexo Kuran me meditim dhe gjithmonë shpeshtoje përmendjen e Allahut.

- Sillu me njerëzit me mirësi dhe me respekt, gjoksi do të zgjerohet ty.

- Pastroje zemrën nga zilia, smira, urrejtja, armiqësia, tradhtia, se të gjitha janë sëmundje. 

 

- Shiko atë që është poshtë ty në pamje, furnizim, shëndet, pasuri, etj.

- Mos u zemëro, bëhu i durueshëm, i butë dhe falës, jeta është e shkurtër.

- Mos shpreso që tjerëve tu merren begatit dhe të mirat, po mbështetju Allahut.

- Mos i zmadho problemet dhe ngjarjet, po paraqiti ashtu si kanë ndodhur dhe në formën e vet të realët.

- Krahaso mes begative të cilat i posedon dhe sprovave të cilat të kanë goditur, do të shohësh se fitimet janë më të mëdha se sa humbjet.

- Fjalët e këqija të cilat janë thënë për ty nuk të dëmtojnë, po e dëmtojnë atë që i ka thënë, ti mos u lodh me to dhe mos mendo rreth tyre.

- Përmiso të menduarit tënd, mendo rreth begative, suksesit dhe vlerave.

- Mos prit nga askush falënderim, ty nuk të takon e drejta mbi askënd, po veproje çdo të mirë për hir të Allahut.

-Përcaktoje një projekt të dobishëm, mendo rreth tij dhe preokupohu me të, do të mundëson t'i harrosh problemet e tua.

- Mësoje ndonjë punë të dobishme e cila të përshtatet dhe vepro ndonjë punë të dobishme nga e cila qetësohesh.

- Meditoi begatitë e Allahut që i posedon, fol rreth tyre dhe falënderoje Allahun për ato begati.

- Kënaqu me atë që ta ka dhuruar Allahu nga pasuria, shëndeti, familja dhe puna.

- Neglizhoi thash e thëniet rreth njerëzve, largohu nga përgojimi dhe bartja e fjalëve dhe mos u merr me të metat e njerëzve dhe mangësitë e tyre dhe gjynahet që i kanë.

- Merru me edukatë fizike dhe me ecje dhe përkujdesu për shëndetin tënd, mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.

- Lute Allahun gjithmonë për shëndet dhe mirësi, paqe dhe lumturi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU